Dy djemtë e Diogo Jotës do t’u bashkohen maskotave në Anfield në ndeshjen e së shtunës mes Liverpoolit dhe Wolverhampton Wanderers, konfirmoi klubi të premten. Do të jetë hera e parë që dy skuadrat takohen që nga vdekja tragjike e sulmuesit portugez, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në korrik, së bashku me vëllain e tij më të vogël, në Spanjën veriperëndimore. Jota ishte 28 vjeç.

Jota kishte veshur fanellën e Wolves pas huazimit nga Atletico Madrid në vitin 2017, përpara se të transferohej përfundimisht një vit më vonë, ndërsa në vitin 2020 nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, ku fitoi titullin e ligës në fillim të këtij viti. Gruaja e tij, Rute Cardoso, dhe dy djemtë, Dinis dhe Duarte, kishin qenë të pranishëm edhe në ndeshjet hapëse në shtëpi të Premier League për të dy klubet në gusht.

Në shenjë nderimi, Liverpooli “e tërhoqi përgjithmonë fanellën me numër 20” pas vdekjes së Jotës, ndërsa gjesti i së shtunës pritet të sjellë një moment të fortë emocional në Anfield, duke kujtuar kontributin dhe trashëgiminë e tij në futbollin anglez.

The post Emocion në Premier Ligë, djemtë e Jotës si maskota në “Anfield” appeared first on Alsat.