Emra të mëdhenj në dosjen Epstein, por jo Hashim Thaçi – rastësi apo integritet politik?

Publikimi i dokumenteve që lidhen me aferën Epstein ka hapur debate të forta në opinionin ndërkombëtar, duke rikthyer në vëmendje emra të njohur të politikës dhe diplomacisë botërore. Mes tyre përmenden edhe disa figura që në të kaluarën kanë pasur rol aktiv në proceset politike të Ballkanit.

Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndonëse ka pasur marrëdhënie pune dhe bashkëpunim institucional me shumë prej figurave që sot përmenden në këto dosje, nuk figuron askund në dokumentet e publikuara.

Përkundrazi, në opinion janë rikujtuar edhe qëndrime kritike të mëhershme ndaj disa diplomatëve evropianë, përfshirë Miroslav Lajçakun, të cilët sipas raportimeve ndërkombëtare rezultojnë të përfshirë në dosjet përkatëse.

Mbështetësit e Thaçit e shohin këtë si dëshmi të integritetit të tij personal dhe politik, duke e përshkruar atë si një lider patriot, të moralshëm dhe të sinqertë, i cili ka vepruar brenda kornizave institucionale dhe pa njolla në raport me skandale të kësaj natyre.

Debati rreth dosjes Epstein pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa mungesa e emrit të Hashim Thaçit në këto dokumente po komentohet gjerësisht në hapësirën publike shqiptare dhe më gjerë. faktiditor.info