Kryesia Qendrore e koalicionit VLEN miratoi mbrëmë shumicën e kandidaturave për kryetarë të komunave.

“Në Tetovë kandidat i VLEN-it do të jetë kryetari i deritanishëm, Bilall Kasami. Në Çair do të kandidojë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti. Në Strugë VLEN-i e mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra. Në Kërçovë VLEN-i do ta kandidojë ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani”, tha Azir Aliu, VLEN.

VLEN-i po ashtu do të ketë kandidat edhe për Qytetin e Shkupit, e ai është Bashkim Bakiu. Sa u pëket komunave të tjera, në Dibër nën logon e VLEN-it do të garojë Fisnik Mela, në Saraj Muhamed Elmazi, në Likovë Nexhmedin Sadiku, në Haraçinë Daut Beqiri, në Zhelinë Blerim Sejdiu, në Tearcë Daut Memishi, në Bogovinë Feti Abazi, në Bërvenicë Haqim Ramadani dhe në Dollnen Blerim Islami.  Por VLEN-it i kanë mbetur edhe katër komuna për të vendosur për kandidatët.

“Ende nuk ka vendim të prerë për kandidatët për Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës. Jemi në bisedime me disa kandidatë dhe të mundshëm, gjithnjë në përpjekje për t’i ofruar emrat më të mirë për këto komuna”, shtoi Azir Aliu,VLEN.

Nga ana tjerët, edhe Fronti Europian, i cili bashkë me ASH-në e Taravarit tanimë ka marrë emrin Aleanca Kombëtare për Integrim, ka shpallur shumicën e kandidaturave për komunat.

BDI deri më tani ka kumtuar tre kandidatët e saj. Në Komunën e Çairit do të jetë nënkryetar i partisë Bujar Osmani, në Komunën e Tetovës do të jetë Bajram Rexhepi, po ashtu nënkryetar i BDI-së, ndërsa në Komunën e Zhelinës, kandidat do të jetë Emir Sulejmani.

Kandidatë nga radhët e BDI-së:

-Komuna e Çairit – Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së

-Komuna e Tetovës – Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së

-Komuna e Zhelinës – Emir Sulejmani, kryetar i Degës së BDI-së në Zhelinë

ASH-ja e Taravarit do të kandidtojë në katër komuna me emra të përzgjedhur prej saj.

Kandidat i ASH për komunën e Sarajit do të jetë sekretari gjeneral i partisë Blerant Ramadani. Kandidat për kryetar të Tearcës nga ASH do të jetë Nazim Taipi, kryetar i kuvendit të partisë. Kandidat për kryetar të Vrapçishtit do të jetë Isen Shabani, kryetar aktual dhe shpresoj i ardhshëm i Vrapçishtit, dhe kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit prej ASH do të jetë kryetari aktual, u.d. Valbon Limani”, theksoi Arben Taravari, ASH.  

E ASH-ja e drejtuar nga Ziadin Sela do të ketë kandidatët e saj në tre komuna.

“ASH propozon që për kandidatë të Komunës së Strugës të propozojë Dr.Arsim Dalipin, specialist urolog. Për kandidatë për kryetar të Dibrës prof.Ilirijan Fetahun dhe për kandidat të komunës së Haraçinës Skënder Isufin”, tha Ziadin Sela nga ASH.

Nga Fronti kanë paralajmëruar se do të kenë kandidat edhe për qytetin e Shkupit, por emër nuk është shpallur ende. Po ashtu ende nuk dihet se kush do të garojë për kryetar të Kërçovës nën logon e Frontit, por emri më i përfolur është i kryetarit aktual Fatmir Dehari. Nga Fronti po ashtu pritet të merren vesh edhe emrat e kandidatëve për Bogovinën, Bërvenicën, Dollnenin dhe Likovën.