Arsyet e zjarrit që përfshinë deponinë e kompanisë “ASD METAL GROUP” janë duke u hetuar akoma. Prokuroria ka njoftuar se ka arritur të siguron rezultatet nga Çeta për mbrojtje atomike, biologjike dhe kimike në kuadër të ARM-së.

“Kanë arritur rezultatet nga matja e materieve toksike në ajrin e Shkupit si pasojë e zjarrit që ndodhi më 9 korrik. Ato rezultate po analizohen, ndërkohë po ndërmerren të gjitha masat duke hetuar mbi dyshimet për vepra të mundshme penale si “rrezikimi i mjedisit jetësor me materiale të mbetjeve”, thonw nga Prokuroria.

Zjarri në “ASD METAL GROUP” po hetohet nëse ka qenë i qëllimshëm apo i shkaktuar nga materie dhe mbetje të rrezikshme. Në një pistë tjetër po vërtetohet i gjithë dokumentacioni përkatës, nëse kompania gëzon licencat adekuate dhe lejen për zgjerimin e veprimtarisë duke iu referuar kushteve të domosdoshme ligjore. Ministria e Mjedisit Jetësorë i ka dorëzuar hetuesve të gjitha dokumentet që i kanë kërkuar për kompaninë e Aleksandar Nikoll­çev dhe Maja Karamanovas.

Alsat ka arritur të zbulon se kompania “ASD METAL GROUP” është e lidhur me kompaninë “ASD METAL GROUP TRANSPORT” e cila figuron në adresë të njëjtë, me pronarë të njëjtë dhe drejtues të njëjtë. Kjo kompani më 25 korrik 2023 me vendim të Qeverisë është mbështetur financiarisht, pas miratimit të Ligjit për mbështetje financiare. (FOTOT 1,2, 3)

Kjo kompani rezulton të jetë kampion i importit të hekurit nga Republika e Kosovës, por që organizatat joqeveritare disa herë kishin sulmuar subjektin në fjalë për importimin  e mbetjeve mjekësore nga vendet fqinjë në kundërshtim me protokollet dhe dispozitat ligjore. / Alsat.mk

The post Ende në hetim arsyet e zjarrit që përfshinë deponinë e kompanisë “ASD METAL GROUP” appeared first on Alsat.