Filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi është shfaqur sot në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. 

Në një intervistë në edicisionin e lajmeve të RTV21 dhe TV21, regjisorja Parta Kelmendi ka treguar përmbajtjen e filmit, i cili është një rrëfim që rikthen historinë e rezistencës së viteve të ’90-ta.

Ajo ka folur edhe për pjesën e vështirë të realizimit të filmit, e cila sipas saj është ajo e produksionit, pasi është xhiruar në kohë të pandemisë, që ka kërkuar masa shtesë për mbrojtje nga virusi Kovid-19.

Regjisorja Parta Kelmendi ka zbuluar se pas Prishtinës, “Era” do të fryjë në Prizren, Shkup e Tiranë, dhe më pas edhe në Europë.