Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka pritur me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz i cili ndodhet për vizitë në Turqi.

Erdogan dhe Merz më pas vazhduan në një takim dypalësh, pas së cilit dolën në konferencë për media.

Presidenti turk kritikoi ashpër Gjermaninë për atë që ai e quajti injorancë ndaj “gjenocidit”, urisë dhe sulmeve të Izraelit në Gaza.

Erdogan tha se Izraeli kishte armë bërthamore dhe armë të tjera me të cilat po kërcënonte Gazën, duke shtuar se grupi militant palestinez Hamas nuk kishte asnjë prej tyre.

“Hamasi nuk ka bomba, as armë bërthamore. Të gjitha këto armë janë në duart e Izraelit”, tha Erdogan.

Ai deklaroi se Izraeli kishte sulmuar përsëri Gazën ditët e fundit pavarësisht një armëpushimi në enklavë.