Ernest Muçi është shpërblyer për paraqitjet fantastike me Trabzonsprin.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë ka fituar çmimin për golin më të bukur gjatë muajit dhjetor në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi 24-vjeçar u shpërblye për golin e shënuar në ndeshjen ndaj Goztepe, e vlefshme për javën e 15-të.

Muçi po kalon një sezon fantastik, ku deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka bërë një asist./IndeksOnline/

 

The post Ernest Muçi fiton çmimin e golit më të bukur gjatë muajit dhjetor appeared first on Alsat.