“Doli fotografia ime aty dhe thanë se tani kemi edhe një kandidat, por nuk e tregon origjinën time se nga jam. E kemi edhe një kandidat – këtë e tha dy herë dhe të tretën herë thotë shqiptar. Besom, se pas kësaj kam marrë duartrokitje më shumë se të tjerët. Pasi mbaroi, me qindra kanë ardhur më kanë përqafuar dhe më kanë përgëzuar e më kanë thënë – ” tani duhet punë””.
I emocionuar, Ismet Ademi tregon momentin kur iu kumtua komunitetit në Belgjikë se ai do të kandidojë në zgjedhjet komunale.
Ai bëri të ditur se momentin që është bërë e ditur se ai është shqiptar, përkrahje është shtuar dhe ka marrë duartrokitje më të mëdha se të gjithë kandidatët tjerë.
Thotë se ka shprehi të punës dhe do të japë maksimumin që të mos i zhgënjejë shqiptarët.
“Për mua ky është projekt shqiptar. Kam thënë dhe do të them në tubime, se më 13 tetor, nuk fiton Ismet Ademi fiton komuniteti shqiptar. Do të jetë një urë lidhëse midis institucioneve më të larta të qytetit të Antwerpen-it dhe të komunitetit shqiptar”, tha Ademi.
