Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani tha se në Beograd po përpilohet një projekt e që po zbatohet në Maqedoninë e Veriut për rrënimin e statusit të popullit shtetformues, në një pakicë, që Osmani tha se i kanë bërë thirrje VLEN-it, thirrje këtë që e quajti vëllazërore, se nuk janë të vetëdijshëm në rrugën që kanë hyrë. Osmani tha se ky projekt që po “përpilohet në Beograd” mund të ndalet vetëm nëse janë të bashkuar, por siç tha, ilaçi i të gjithave, janë zgjedhjet e parakohshme.
-Si mund ta ndalim këtë projekt që po thoni se përpilohet në Beograd dhe zbatohet këtu?
“Mund ta ndalim vetëm në bashkë dhe beso që kjo thirrje nuk është prej nënkryetarit të BDI-së, është një thirrje vëllazërore e një njeriut që ka qenë në sistem gjatë kohë sa për t’i ditur sherret e politikës. Është një thirrje vëllazërore te shqiptarët, te VLEN-i, u kemi çuar edhe mesazhe indirekte , ky është projekti, nuk jeni të vetëdijshëm mu keni hyrë. Historia do t’ju gjykojë se keni legjitimuar projektin e zhbërjes e shtetformësisë sonë që me gjak e ka sjell dikush para 20 viteve… zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë ilaç për gjithçka”, tha Osmani.
