Eurodeputeti bullgar, Andrei Kovaçev në “Daily Click” në TV21 tha se problemi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk bazohet në çështje bilaterale, por në të drejtat themelore të njeriut, të cilat, sipas tij, janë kriter bazë për anëtarësim.

“Ata nuk mund t’i shpjegojnë askujt – diplomacisë së Shkupit – se çështjet bilaterale është dashur të lihen jashtë kornizës së negociatave, por këto nuk janë çështje bilaterale, janë të drejta themelore të njeriut dhe fqinjësia e mirë është kriter bazë për anëtarësim”, thotë mes tjerash Kovaçev.