Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmjet një konference për shtyp ka shprehur shqetësimin për gjetjet e raportit të progresit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut, që u publikua para dhjetë ditësh. Sipas tij, ky raport paraqet një nga vlerësimet më të dobëta që vendi ynë ka marrë në dhjetë vitet e fundit.
“Komisioni Evropian ka folur me një gjuhë të qartë dhe pa ekuivok. Termat që përdoren në raport: “pa progres”, “progres i kufizuar”, “nuk u morën masa” dhe “zbatimi mbetet i dobët”, përbëjnë një diagnostikim të rëndë të gjendjes së brendshme të shtetit. Këto nuk janë interpretime politike, por vlerësime zyrtare nga vetë Bashkimi Evropian. Mesazhi është i qartë: Maqedonia e Veriut po ngec dhe po humb terren në raport me vendet e tjera të rajonit”, tha Sinkron: Arbër Ademi, Nënkryetar i BDI-së./Alsat.mk
The post Eurointegrimet, BDI: Raporti i KE-së konfirmon ngecjen appeared first on Alsat.

