Shtetet evropiane si Franca, Gjermania, Greqia, Holanda dhe Danimarka kanë dalë për të protestuar kundër sekuestrimit të anijes humanitare “Madleen”. Anija “Madleen” po transportonte ndihma drejtë Gazës. Protestuesit kanë dënuar ashpër bllokadën e anijes dhe kanë kërkuar të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar. Gjithashtu protestuesit dënuan edhe arrestimin e aktivistëve në bord dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.
Kujtojmë se anija “Madleen” u ndalua nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtar dhe u detyrua të ankorojë në portin Ashdod të Izraelit.
