Evropa pritet të shmangë një mungesë të gjerë të karburantit për avionët, falë furnizimeve alternative nga tregjet globale. Sipas Kpler, rreth 900 mijë tonë karburant avionësh nga Azia pritet të mbërrijnë në Evropë gjatë muajve të ardhshëm.

Megjithatë, çmimet mbeten të larta. Javën e kaluar, çmimi i karburantit të avionëve në Evropë arriti në 207.56 dollarë për fuçi, rreth 27.8% më shumë se mesatarja e muajit paraardhës.

Aeroportet e vogla janë më të ekspozuara, pasi kanë më pak furnizues, kapacitete më të kufizuara magazinimi dhe më pak alternativa për furnizim. Në Itali, disa aeroporte kanë përjetuar tashmë kufizime në furnizimin me karburant.

Komisioni Evropian deklaroi më 8 shtator se nuk kishte problem të menjëhershëm me sigurinë e furnizimit me naftë në BE, por paralajmëroi se zhvillimet në Lindjen e Mesme mund të ndikojnë në treg gjatë muajve të ardhshëm.

Për momentin, nuk ka të dhëna për një mungesë të përgjithshme që kërcënon fluturimet në Evropë, por aeroportet më të vogla mbeten më të cenueshme ndaj ndërprerjeve lokale të furnizimit./Alsat.mk

The post Evropa shmang mungesën e karburantit për avionët, por aeroportet e vogla mbeten në rrezik appeared first on Alsat.