Sipas tri exit poll-eve, të publikuara nga PIPO, Albanian Post dhe Ubo Consultin në televizionet Klan Kosova, T7 dhe Dukagjini, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.
KQZ pritet që pas mbylljes së vendvotimeve të nisë me publikimin e rezultateve preliminare.

