Një avion luftarak amerikan F-35 u detyrua të kryente një ulje emergjente në një bazë amerikane në Lindjen e Mesme, pasi kreu një mision mbi Iranin, njoftoi një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së për BBC-në.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, Irani pretendon se e ka shënjestruar avionin dhe se ai është “dëmtuar rëndë”. IRIB shton se “fati i avionit është i panjohur dhe nën hetim”, duke theksuar se ekzistonte mundësia që ai të ishte rrëzuar.

Zëdhënësi i Centcom-it konfirmoi se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe se piloti është në gjendje të qëndrueshme. Ai shtoi se incidenti po vazhdon të hetohet nga autoritetet amerikane.