Ku është problemi, por edhe zgjidhja që të mos vijë deri te keqpërdorimi i rrjeteve sociale dhe devijimi mundshëm i adoleshentëve nga të njëjtat?

Kjo është çështja që është trajtuar në Robin Hud, që do të transmetohet sot në TV21 me fillim prej orës 12:05 e që është produkt i kolegëve gazetarë Kosova, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Sociologia Flaka Ymeri tha se gishti duhet të drejtohet nga familja,

“Ne shpesh iu atakohemi prindërve për edukimin, por saktë kjo është adresa pasi institucioni familje është ai që e mbikëqyrë dhe edukon një fëmijë, pastaj janë institucionet shtetërore, institucionet e arsimit ku janë hallka dhe mandej janë edhe organizatat civile ku duhet të bëhen jo vetëm fushata sensibilizuese për të ngritur vetëdijesimin, por edhe të krijojnë strategji në parandalimin e tyre, ku të paktën nëse nuk do të mund t’i ndalojmë, së paku t’i cenzurojmë”, tha Ymeri.