Gazetar: Mihajllo Donev
Ballë për ballë me krerët shtetërorë, prindërit e viktimave të tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan ua bënë të qartë deputetëve se së pari nevojiten ndryshime ligjore me të cilat do të garantohet e drejta themelore, e drejta për jetën, të cilën ata pretendojnë se korrupsioni sistemik ua ka mohuar fëmijëve të tyre. Në komisionit anketues për tragjedinë në Kuvend, prindërit kërkuan edhe ndryshime në ligjin për veprimtarinë e shërbimeve gastronomike, ndërsa deputetët nga shumica u përpoqën t’u shpjegojnë prindërve se komisioni anketues nuk do të sjellë përgjegjësi për fajtorët.
Kryeministri Mickoski qëndroi i heshtur në Kuvend, megjithatë pas seancës, në deklaratë për mediat tha se me praninë e tij ka dashur të tregojë se tragjedia është prioritet për Qeverinë. Megjithatë, kryeministri tha se me komisionin anketues prindërit nuk do të marrin atë lloj drejtësie, fajtorët mund të ndëshkohen vetëm nga gjykatat.
Tragjedia në diskotekën Puls në Koçan ndodhi më 16 mars, ndërsa humbën jetën 63 persona dhe rreth 200 u plagosën. Paralelisht me komisionin anketues dhe hetimin politik, nesër në sallën gjyqësore në Idrizovë vazhdon gjyqi për tragjedinë. Të dyshuar janë 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. I dyshuari kryesor është pronari i diskotekës, Dejan Jovanoski – Deko, ndërsa aktakuza përfshin edhe ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe dy ish-ministra të Ekonomisë./Alsat.mk
The post Familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçan në seancën e Komisionit anketues në Kuvend kërkojnë përgjegjësi për dështimet sistematike, të cilat siç thonë çuan deri te tragjedia e 16 marsit appeared first on Alsat.
