Faton Ahmeti. AKI do t’ua kthejë dinjitetin shqiptarëve

Shefi i shtabit të përgjithshëm zgjedhor të BDI-së, Faton Ahmeti ka mbajtur fjalim në hapjen e shtabit të AKI-t në Tearcë, njofton Top24

Ai tha se zgjedhjet e 19 tetorit, do të jenë kthimi i dinjitetit të shqiptarëve.

“Ata tentojnë ta lëndojnë atë që e kemi më të shenjtë, dinjitetin. Nga Likova deri në Kërçovë, këtë nuk do ta lejojmë dhe do të bëjmë momentin e kthesës dhe shqiptarët do t’i thonë stop këtij degradimit të shqiptarëve”, tha Ahmeti.