Kampioni i shumfishtë në sportin e tenisit, tashmë i pensionuar, Roxher Federer do të rikthehet në fushë gjatë vitit 2026.

Federer do të luajë një ndeshje miqësore në “Australian Open”, pasi nuk kishte mundësi t’u thoshte lamtumirë tifozëve në Australi.

Por, tashmë tifozët e tij australianë do të kenë një shans për ta parë atë në fushë. Pasi do të zhvillohet një ndeshje miqësore një ditë para se të fillojë Grand Slami.

Përveç tenistit nga Zvicra, në këtë miqësore do të luajnë edhe kampionët tjerë, si: Andre Agasi, Patrik Rafter dhe Lejton Hjuit./Indeksonline./

The post Federer rikthehet në terren, si pjesë e “Australian Open 2026” appeared first on Alsat.