Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë, Irena Aleksioska Papastiev tha se Fëmija i parë që lindi në vitin 2025 në Maqedoni quhet Jakov, përcjell TV21. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me nënën e tij.

“Nëse dita dihet nga mëngjesi. Mund të them se do të kemi me të vërtet vit të frytshëm dhe me bereqet, sepse vetëm një sekondë pas Vitit të Ri, në atë momentin më të lumtur ne kryem lindjen e Jakovit, në botë erdhi një djalë me peshë të lindjes 3kg 190g, 50cm dhe dhe “apgar score” 8-9. Këtë fëmijë e lindi zonja Sanja Talevska”, tha Aleksioska Papastiev.