Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai. /tv21.tv