Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton se Komisari Disiplinor i Ligës së Tretë – Veri ka marrë vendim që të pezullim për jetë të futbollistëve Orhan Demiri dhe Erdin Arifi nga KF Besa e Sllupçanit, për shkak sulmit fizik dhe tentim për të linçuar futbollistin kundërshtar pas ndeshjes KF Besa Sllupçan – KF Aerodrom, i zhvilluar në kuadër të raundit të 8-të të Ligës së Tretë – Veri.

Terreni vendas i KF Besa nga Sllupçani pezullohet për 10 (dhjetë) ndeshje. Në kohë të njëjtën, KF Besa, në përputhje me rregulloren e disiplinës, është e detyruar të paguajë një gjobë.

Federata e Futbollit e Maqedonisë dënon fuqimisht çdo formë dhune në fushat e futbollit dhe do të vazhdojë të zbatojë me konsistencë të gjitha rregulloret disiplinore, me qëllim mbrojtjen e integritetit të ndeshjeve dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në futboll.

Qëndrimi i FFM-së është i qartë dhe pa asnjë dyshim:
Nuk ka vend në futboll, nuk ka mëshirë për ata që janë të gatshëm të rrahin, linçojnë dhe njollosin reputacionin e futbollit.

The post FFM: Pezullim i përjetshëm për dy lojtarë të KF Besa nga Sllupçani appeared first on Alsat.