Komisioni i Garave pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur të pezullojë stadiumin në Çair për një kohë të pacaktuar dhe FC Shkupi është dorëzuar te Komisioni Disiplinor.
Arsyeja për këtë vendim janë incidentet në përballjen FC Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov, ku një pjesë e grupit të tifozëve vendas hodhën fizhekzjarrët në fushë dhe në zonën ku ndodhej produksioni televiziv i ndeshjes, duke shkaktuar dëme serioze të një pjesë të pajisjeve të Radio Televizionit të Maqedonisë (MRTV), i cili realizonte transmetimin e drejtpërdrejt. Ky i fundit informoi FFM-në se dëmi duhet të kompensohet dhe se stadiumi në Çair, nuk ka kushte për transmetime televizive, pa ndërprerje dhe profesionale.
Shtesë e kësaj është se disa nga tifozët vendas dogjën një banderolë të grupit të tifozëve mysafirë. FFM-ja u bën apel të gjitha klubeve që të marrin përgjegjësi maksimale dhe masa për të siguruar rendin dhe kushte, me qëllim të krijimin e një atmosfere të sigurtë dhe sportiv në të gjitha stadiumet në vend.
The post FFM: Pezullohet stadiumi në Çair, FC Shkupi dërgohet në Komision Disiplinor appeared first on Alsat.
