Ish-drejtori i burgut të Shutkës dhe aktualisht anëtar i Këshillit ekzekutiv të LSDM-së opozitare, Filip Andonov “Sokol”, është shpallur fajtor dhe është dënuar me tetë muaj burg në procesin gjyqësor që u zhvillua kundër tij dhe gjashtë policëve të burgut për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, njoftoi Gjykata Penale- Shkup. Andonov është i vetmi nga të akuzuarit që u dënua me burgim efektiv, ndërsa gjashtë policëve të tjerë të burgut u janë shqiptuar masa alternative, dënime me kusht, të cilat nuk do të realizohen nëse ata gjatë një ose tre viteve të ardhshme nuk kryejnë vepër të re penale. Sipas aktakuzës të paraqitur më 8 korrik, ish drejtori dhe policët, në periudhën nga marsi deri në korrik të vitit të kaluar, u kishin mundësuar pesë të dënuarve në burgun e Shkupit më shumë lehtësira sesa u takonin, sipas vendimeve gjyqësore. /Alsat.mk
The post Filip Andonov shpallet fajtor, 8 muaj burg për ish drejtorin e burgut të Shutkës appeared first on Alsat.
