Ndërkohë lideri i LSDM-së Venko Filipçe thotë se masat e Qeverisë janë të vonuara. Sipas tij, ne jemi vendi i vetëm në rajon që marrim masa ndërsa çmimet e derivateve vazhdojnë të rriten. Filipçe thotë se qytetarët nuk shohin masa të cilat mund t’i ndjejnë, pasi gjithçka është shtrenjtuar për 10 deri në 20 për qind. Edhe po të ulet çmimi i derivateve, produktet ushqimore vazhdojnë të jenë të shtrenjta. Qytetarët kërkojnë ndihmë, ndërsa Qeveria nuk ofron asgjë, thotë kreu i opozitës maqedonase.

“Për çfarë masa flet kryeministri. Qytetarët duhet të shohin diçka që me të vërtetë do ta ndjenin në formë përfitimi, ulje ose kufizim të çmimeve. Se masat janë të vonuara, është fakt. Nisi spiralja e rritjes së çmimit të ushqimit. Gjithçka është shtrenjtuar. Të gjitha produktet bazë ushqimore janë më të larta, prodhimet e qumështit, vezët, vaji, prodhimet e mishit, fruta-perimet. Gjithçka është shtrenjtuar për 10, 20 e 30 për qind. Edhe të fillojë të ulet çmimi i naftës me krizën, këto çmime nuk do të kthehen prapa. Kryeministri thotë e ndjekim situatën. Çfarë ndjekin kur asgjë bëjnë,” tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

The post Filipçe: Çmimet janë rritur deri në 30%, Qeveria nuk bën asgjë appeared first on Alsat.