Lideri i opozitares LSDM Venko FIlipçe, thekson që është nxjerrë nga konteksti një deklaratë e ish presidentit Stevo Pendarovski, i cili thotë LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë rënies së VMRO-DPMNE-së, ndërsa nëse nuk bën ndryshime, i rrezikohet zhdukja politike.

“Ajo deklaratë është nxjerrë nga konteksti, kur ta shihni tërë atë deklaratë fare nuk është ashtu e presidentit Pendarovski i cili jep mbështetje maksimale ndaj kësaj që e bëjmë dhe e bëjmë në parti. Megjithatë, e kuptoj në ditët e kaluara ajo është rezultat i një fushate e mediave proqeveritare dhe pro-VMRO-së, do të kisha thënë agjitatorë, jo gazetarë të cilët i nxjerrin nga konteksti, e sulmojnë partinë, tregojnë se kanë përçarje e kështu me radhë”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Pendarovski, deklaratën për zhvillimet e fundit në LSDM e ka dhënë para disa javësh për portalin Prizma.
“Koalicioni në pushtet e udhëhequr nga VMRO e humbi shumicën prej njerëzve që votojnë thjeshtë në Maqedoni. LSDM nuk arriti ta kanalizojë atë disponim objektiv opozitar dhe t’i sjellë ato njerëz në konton e saj”, theksoi Stevo Pendarovski, ish president nga LSDM.

“Është e atyre se si vendosen më tej, pasi me të vërtetë ekziston rrezik që LSDM me rënien e fundit në mbështetjen zgjedhore që në zgjedhjet e ardhshme të mos jetë më mirë, të them më butë, dhe të shkojë ngadalë drejt zhdukjes ose hyrjen në ndonjë statistikë të margjinës së gabimit”.

Për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në vitin 2024 dhe ato lokale në vitin 2025, periudhën e kaluar ka pasur zëra që kanë kërkuar përgjegjësi ndaj kreut të partisë. Ndër më të zëshmit ishte Petre Shilegov, ndaj të cilit u ngrit procedurë për përjashtim nga partia nën akuzën se ka përgatitur një platformë dhe plan për të dobësuar partinë në momentet kur VMRO shënon ulje të besueshmërisë, ndërsa LSDM shënon rritje. Megjithatë Shilegov doli me kundër-akuzë se Filipçe punon për VMRO-në, duke theksuar se për këtë madje ka një marrëveshje që LSDM qëllimisht t’i huqe dhe ta lejojë Mickoskin të vazhdojë dy mandate, në llogari të hapen hetimet për vepra eventualisht penale./Alsat.mk.

The post Filipçe: Deklarata e ish-presidentit Pendarovski është nxjerrë jashtë kontekstit appeared first on Alsat.