
Shkup, 1 tetor – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një deklaratë për mediat theksoi se në propozim-rezolutën e tyre për linjat e kuqe qartë tregojnë se si mbrohen të gjithë përcaktuesit e identitetit.
“Kjo është edhe një tjetër përpjekje për spin nga VMRO-DPMNE e cila thjeshtë nuk dëshiron ta vazhdojë rrugën evropiane të vendit. Ç’farë po ndodh në sfond, nëse ka ndikime të fshehura nga vendet e tjera, do ta shohim në periudhën e ardhshme. Propozimi ynë është i qartë. Projekt-rezoluta jonë përmban të gjitha dokumentet paraprake dhe rezolutat duke përfshirë edhe propozimin francez në të cilin qartë përcaktojmë se si janë mbrojtur të gjithë përcaktuesit e identitetit. Tani i përsërisim. Qartë tregojmë se cilat janë linjat tona të kuqe. Më vjen keq që VMRO-DPMNE përsëri po përpiqet të dredhojë dhe të shmangë përgjegjësinë shtetërore. Thjeshtë duan që shtetin ta mbajnë këtu ku është bllokuar që të mund të menaxhojnë në kuadër të interesave të grupit të tij të vogël të udhëheqësve nga VMRO-DPMNE dhe figurave të tyre”, tha Filipçe duke komentuar akuzat e mbrëmshme të VMRO-DPMNE-së se me rezolutën kërkojnë që linjat e kuqe për mbrojtje nga propozimi francez të cilin më parë e quajti fitore diplomatike dhe tani ndryshon qëndrimin me qëllim që të mbetet në krye të LSDM-së edhe pas zgjedhjeve.
Ai u bën thirrje të gjitha partive politike që së bashku ta paraqesin atë rezolutë për, siç thekson, përfundimisht të sigurojmë një formë të konsensusit kombëtar, diçka që ekziston në të gjitha vendet e mëdha normale të zhvilluara. Ai theksoi se me rezolutën qartë tregojmë se cilat janë linja tona të kuqe – gjuha, identiteti, kultura, historia dhe ne nuk po negociojmë për këtë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski në tubimin e mbrëmshëm se bëjnë përpjekje të gjejnë një shpëtim në prokurori dhe gjyqësor, Filipçe theksoi se kryeministri duhet ta hedh përgjegjësinë dhe se përgjegjësia për moszbatimin e reformave është ekskluzivisht e tij.
“Ata nuk kanë bërë asgjë nga reformat që u shkruan nga dokumenti i përbashkët i quajtur “Axhenda e Reformave” së bashku me Bashkimin Evropian që duhet të bëhet dhe kjo është ajo që presin qytetarët. Ata presin një gjyqësor vërtet të reformuar, vërtet të pavarur jashtë ndikimeve politike për të rivendosur më në fund besimin në një nga segmentet kryesore në vend, që është gjyqësori. Kryeministri nuk mund ta zhvendosë përgjegjësinë. Përgjegjësia për dështimin e zbatimit të reformave bie ekskluzivisht mbi të personalisht dhe ekipin e tij. Këtë vit duhej të miratoheshin 12 ligje, dhe asnjë nuk u miratua, as nuk u paraqit në Kuvend. E tëra çfarë duan është të kontrollojnë gjyqësorin, të ruajnë të afërmit e tyre, miqtë e tyre, bashkëshortët e kryetarëve të komunave, partnerët e tyre të koalicionit, atdheun e tyre, në mënyrë që të kenë njerëzit e tyre dhe të jenë në gjendje të ndikojnë në proceset gjyqësore. Ata nuk duan asgjë më shumë se kaq. Fatkeqësisht, një shtet partiak përsëri si në mandatin e tyre të mëparshëm në 2017″, tha kreu i opozitës.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se si e vlerëson fushatën dhe akuzat se LSDM është “në shportën e njejtë”, me Ali Ahmetin dhe Të Majtën, Filipçe tha se zgjedhja e qytetarëve është e qartë.
“Dje para qytetarëve i thashë qartë se cilat janë dy opsionet. E jona – një opsion progresiv, pro-evropian dhe i ndershëm, që punon në dobi të qytetarëve. Dhe e tyre – VMRO-DPMNE, një opsion për partizimin e institucioneve dhe emërimin e kuadrove partiake. Një opsion që u dërgon mesazh të rinjve se mjafton të kenë kartë anëtarësimi të VMRO-DPMNE-së, madje edhe me diploma false për t’u emëruar në pozita. Këto janë dy opsionet dhe qytetarët duhet ta dinë këtë”, tha Filipçe.
Lideri opozitar thekson se VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për koalicionet e fshehta të LSDM-së, sepse, siç theksoi, pikërisht ata në periudhën e kaluar kanë bashkëpunuar me BDI-në dhe Të Majtën kur kishin nevojë.
“Lidhur me akuzat për BDI-në, në një vit e gjysmë të kaluar, nëse dikush ka bashkëpunuar me BDI-në, ajo ka qenë VMRO-DPMNE në Parlament. Sa herë kanë miratuar ligje që kërkojnë shumicë prej dy të tretash. Këtu dëgjuam një deklaratë nga udhëheqësit e BDI-së se ka pasur iniciativa për takime dhe bashkëpunim para zgjedhjeve. Bujar Osmani e tha këtë. Tani si mund të na akuzojnë kur ne e themi qartë se nuk kemi koalicion me BDI-në, as me Të Majtën, dhe në nivel Qyteti, kur këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kishin nevojë, ata formuan një koalicion me Të Majtën për të bllokuar përsëri Qytetin. Mendoj se ato gënjeshtra nuk kalojnë tani”, tha Filipçe.
I pyetur nëse pret ndryshim në koalicionet në pushtetin qendror, Filipçe theksoi se VMRO-DPMNE për interesin e tyre të ngushtë partiak dhe personal janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
Filipçe theksoi se nuk ka bashkëpunim me BDI-në dhe Të Majtën për zgjedhjet lokale. “Ne nuk kemi një bashkëpunim të tillë. Fushatën tonë politike e zhvillojmë me partnerët tanë të koalicionit në koalicionin aktual në mënyrë autentike siç jemi. Ofrojmë kandidatët më të mirë. Këta janë njerëz që mund të marrin plotësisht të gjitha përgjegjësitë – morale, personale, kanë kapacitet, legjitimitet, kredibilitet për t’u paraqitur para qytetarëve për të realizuar programet që do të premtojnë dhe ky është koalicioni ynë autentik LSDM dhe partnerët e koalicionit”, tha ai.
Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit se Filipçe është në koalicion me kryetarin aktual të Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, ai u përgjigj se kjo është edhe një dëshmi se kur Mickoski dhe Qeveria nuk kanë asgjë për të thënë ata merren me opozitën.
“Ata nuk kanë asnjë projekt me të cilin të mburren. Nuk do të thonë asgjë që është realizuar. Ja, më tregoni një projekt që është përfunduar në Shkup në kuadër të kryetarëve të tyre në ndonjë komunë. Ja çfarë është përfunduar në Aerodrom? Ja të paktën një gjë, nuk keni pse të bëni dy. Kur nuk kanë asgjë për të thënë, merren me opozitën, me spin, me një lloj tregimi, me nxitje të tensioneve ndëretnike dhe kjo është historia që u ka kaluar, ata kanë nxitur nacionalizëm së bashku me BDI-në sepse thjesht nuk kanë asgjë për të thënë. Më vjen keq që pas një viti e gjysmë në pushtet, gjithçka është njësoj. Mendoj se qytetarët do ta kuptojnë këtë dhe nuk do të lejojnë të mashtrohen përsëri”, tha lideri i LSDM-së opozitare, Filipçe.