Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një konferencë për media alarmoi se, sipas tij, Maqedonia rrezikon të shndërrohet në “kamp migrantësh dhe në një pikë të zezë të Evropës”, nëse situata nuk menaxhohet me kohë. Ai u bëri thirrje organizatave civile, sektorit joqeveritar dhe partive politike që të hapin një debat të gjerë dhe të përdorin të gjitha mekanizmat demokratikë për të mbrojtur, siç tha, interesin shtetëror. Filipçe e krahasoi situatën me krizat e mëdha ekonomike në rajon, duke paralajmëruar rreziqe për stabilitetin. Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në për veprime të gabuara dhe njoftoi se LSDM së shpejti do të prezantojë hapat e ardhshëm kundër pranimit të migrantëve në vend.

 “T’i përdorim të gjitha mekanizmat demokratikë për ta shpëtuar shtetin nga tradhtarët e VMRO-DPMNE-së. Ta shpëtojmë vendin nga skenari serb i rrënimit. Të gjithëve u është e qartë se nëse hyjmë në atë model, Maqedonia mund të ndalet. Dhe tashmë po shohim se seriozisht kemi ngadalësuar. Kjo mund të rrezikojë edhe ashtu sistemin e lëkundur dhe të çojë në një situatë ku nuk do të ketë para as për pensione. Dhe kjo është vetëm pjesë e asaj që mund të ndodhë. Shohim që Serbia përballet me krizë të madhe, me sanskione të mundshme, me mungesë derivatesh dhe gazit që mund të shkaktojë kolaps të tërë ekonomik. Maqedonia nuk duhet ta presë këtë skenar duarkryq”, u shpeh Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.