Në komunën e Studeniçanit, filloi rikonstruimi i rrugës lokale Draçevë – Kitkë, projekt i financuar nga thirrja qeveritare për mbështetje financiare të projekteve komunale infrastrukturore, përcjell TV21. Projekti parasheh rikonstruim të plotë dhe ripërtritje me infrastrukturën e patjetërsueshme. Për momentin, në këtë pjesë të komunës ka trase, por rruga sikur dhe nuk ekziston.
“Për këtë Qeveri nuk ekzistojnë komuna të harruara. Ndihmojmë atje ku është më e nevojshme, që janë mjediset rurale me gjithë ata sfida që i kanë në pjesën e investimeve kapitale. Këtë gëzim që e shihni sot nga vendasit këtu, me të vërtetë flet se Qeveria po e trason rrugën që është e bazuar në nevojat, nevojat e qytetarëve dhe në këtë drejtim vazhdojmë për të ndryshuar, përmirësuar infrastrukturën dhe me të vërtetë do ta ngritim cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e Maqedonisë”, deklaroi Zllatko Perisnki, ministër për Vetëqeverisje Lokale.
