Filloi aksioni “Gjenerale në Fundjavë” – ku vullnetarë, nxënës dhe punonjës të Ndërmarrjeve Publike filluan të mbledhin mbeturina, duke filluar prej përreth Vardarit në Shkup.

Në aksion mori pjesë edhe presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se çdo ditë duhet ta fillojmë ditën duke pastruar, e si shembull mori shembull japonezët.

“Mendoj se është shumë mirë të fillosh çdo ditë kështu, duke imituar japonezët. Mendoj se e dini – ata së pari pastrojnë vendin ku jetojnë, përreth ndërtesave të tyre dhe pastaj shkojnë në punë. Kjo duhet të bëhet një filozofi e jetës”, tha presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi se për qytetin duhet të kujdesemi si për shtëpitë tona. Ndërsa ambasadori i Austrisë, Martin Pamer theksoi se është i lumtur që merr pjesë në aksion të tillë.

“Nuk duhet të harrojmë se Shkupi është shtëpia jonë e përbashkët për të gjithë ne që jetojmë në qytetin e Shkupit. Duhet të kujdesemi për shtëpinë tonë ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona dhe për çdo gjë tjetër që është pronë e jona, dhe qyteti është pronë e jona për të gjithë ne. Ndërgjegjësimi duhet të funksionojë pak më shumë tek të gjithë ne”, deklaroi Orce Gjorgjievski – kryetar i Qytetit të Shkupit.

“Me kënaqësi të madhe marr pjesë në këtë aksion të rëndësishëm. “Gjenerale në Fundjavë” është një markë mbresëlënëse maqedonase. Mijëra vullnetarë në të gjithë vendin, pastrojnë gjithkund dhe kujdesen për mjedisin hapësinor”, potencoi Martin Pamer – Ambasador i Austrisë.

Ministri i Mjedisit Jetësor Muhamet Hoxha, tha se ministria është e fokusuar në zgjidhje sistemike të problemit me mbeturinat, i cili tha se do të ndërtojnë Qendra Rajonale për grumbullimin e tyre.

“Ministria e Mjedisit Jetësor gjithmonë do të mbështesë nisma të tilla, sepse së bashku ndërtojmë vetëdijen se kujdesi për mjedisin duhet të bëhet një shprehi e përditshme për të gjithë ne”, u shpreh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha.

Ky aksion po zbatohet edhe në 500 lokacione në të gjithë vendin dhe në 80 komuna dhe do të zgjasë tre ditë.