Pas tetë muajsh nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku më 16 mars 2025 humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, sot ka nisur gjyqi për zjarrin që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Seanca e parë zhvillohet në sallën e gjyqit në Idrizovë, me masa të rrepta sigurie dhe praninë e një ekipi mjekësor. Sipas aktakuzës, akuzohen 34 persona fizik dhe 3 persona juridik. Gjyqi udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska

, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh. Në shenjë përkujtimi dhe kërkese për drejtësi, familjarët dhe qytetarët kanë organizuar çdo të shtunë “Marshin e Engjëjve” në Koçan dhe disa herë në Shkup, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë.