Ky projekt nuk ishte i lehtë, përkundrazi ishte një nga më kompleksët me të cilin jemi përballur. Kredia ishte siguruar që në vitin 2015, marrëveshja u nënshkrua në vitin 2020, ndërsa realizimi pothuajse inekzistent. Në vend të aktiviteteve ndërtimore, vitet u shpenzuan në negociata, shtyrje dhe përpjekje për ndryshim të çmimeve. U ble vetëm një pjesë e pajisjeve pa ndonjë përparim thelbësor në terren. Ne nuk lejuam që ky projekt të mbetet edhe një mundësi e humbur. Morëm një vendim të guximshëm, por të domosdoshëm për të ndërprerë marrëveshjen e cila nuk jepte rezultate”, deklaroi Kristijan Mickoski – kryeministër.
The post Fillon ndërtimi i linjës interkonektive 400 kilovolt Manastir–Elbasan, duke lidhur Maqedoninë me rrjetin energjetik evropian appeared first on Alsat.
