Fitorja e Fiorentinës në ndeshjen ndaj Udinezes i dha fund mallkimit të kësaj skuadre në Serinë A, pasi për të, ishte fitoja e parë e këtij edicioni në kampionatin italian. Një sukses që e heq atë nga lista e ekipeve që po turpërohen në Europë, pasi nuk kanë gjetur ende rrugën e fitoreve. Dhe rezulton se kanë mbetur vetëm 7 skuadra të tilla në kampiontet elitare në kontinent, me një prej tyre që është FC Shkupi.
Skuadra e cila vetëm pak vite më parë festonte titullin kampion, tani është në fundin e klasifikimit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe është në kuotën e 0 fitoreve, 1 barazimi e 14 humbjeve.
Bashkë me të janë 6 skuadra të tjera në të gjithë kontinentin: Vullverhemptoni (Angli) 0-2-15, AVS (Portugali) 0-4-11, Paralimni (Qipro) 0-1-14, Ararat (Armeni) 0-3-12, Esperanca (Andorra) 0-2-10 dhe San Marino Akademi U22 (San Marino) 0-3-11.
The post Fiorentina theu mallkimin, klubi shqiptar mes 7 ekipeve që po turpërohen në Europë appeared first on Alsat.
