Shiko që të përfitosh. “Conti” u ofronte qytetarëve fitim të lehtë, por tani u solli pasoja të rënda. Erdhi fundi i konceptit për fitim të shpejt nga shikimi i video përmbajtjeve të cilat më së shpeshti promovonin filma të rinj. Pas përdorimit të aplikacionit, disa pasuroheshin, ndërsa pjesa tjetër varfëroheshin për mijëra euro. Kjo është skema e re e piramidës në Maqedoni, që “infektoi” 14 mijë qytetarë.
Paratë vijnë nga anëtarët e rinj, ndërsa përfundojnë tek ata që janë në majë të piramidës. Që të mund të pasuroheni përmes “Conti” duhet të blini paketa. Që të mund shumat që përfitohen të bëhen më të mëdha, platforma nga ju kërkon që të investoni një shumë të caktuar të parave, të cilat më pas duhet t’i ktheni dhe të fitoni më shumë.
Toshkovski rikujtoi se edhe në vitin 2022 kishte aplikacion të ngjashëm për mashtrimin e qytetarëve. Atëherë skema e piramidës “Big Komerc” mashtroi mijëra qytetarë në mënyrë të ngjashme.
Toshkovski u bëri thirrje qytetarëve që mashtrimet e tilla t’i denoncojnë në MPB.
Në ueb faqen e Conti si kontakt është vendosur një adresë e Lodrës për zyra të lira, por profilet e tyre në rrjetet sociale tregojnë se janë të vendosura në Kinë dhe EBA. Faqja e Facebookut është formuar në korrik të vitit 2023, udhëhiqet nga dy persona nga Kina dhe EBA. Sipas META-s, profili është me lokacion në Kinë. Profilet në platformat X (Twitter) dhe Youtube janë më të vjetra dhe me shumë gjasa janë përdorur më herët për aktivitete të tjera.
Aplikacioni Conti Entertain në Google Play është vendosur nga Umar Muzamil, dhe është i vetmi në këtë profil, ndërsa versioni për Iphone është i qasshëm vetëm me link të drejtpërdrejtë në Telegram, pasi që u tërhoq nga “App store”. Kompania është e regjistruar në Britani të Madhe në korrik të vitit 2023, me drejtor Amanda Nevil.

