Detroit u mund 131-129 nga Utah Jazz, por mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. George-Markkanen realizuan 61 pikë së bashku për Jazz. Jashtë fushe fiton ekipi i Miami, që mundi 126-111 Atlanta, takim ku u dallua Norman Powell me 25 pikë.

Ekipi i Chicago, falë 59 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 109-102 ndaj Philadelphia. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Boston, që mundi 140-122 Indiana, ndeshje ku diferencën e bëri Jaylen Brown, autor i 30 pikëve.

Mirë u paraqit edhe Phoenix, që falë 30 poikëve të Devin Booker,  mundi 115-108 New Orleans jashtë fushe. Ndërsa skuadra Clippers mundi 119-103 Portland, ku Harden realizoi 34 pikë, mbështetur nga Lopez me 31 pikë dhe Leonard me 28 pikë.

 

NBA-Rezultatet e sotme

Atlanta – Miami, 111-126

Indiana – Boston, 122-140

Orlando – Charlotte, 105-120

Washington – Toronto, 138-117

Chicago – Philadelphia, 109-102

Memphis – Milwaukee, 125-104

New Orleans – Phoenix, 108-115

Utah Jazz – Detroit, 131-129

Portland – Clippers, 103-119

The post Fitore për Majamin, Bostoni, Çikagon dhe LA Klipers appeared first on Alsat.