Lumbardh Salihu nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Kjo është bërë e ditur nga Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një njoftimi në Facebook u shpreh se Salihu u bë pjesë e politikës për të shërbyer për të ardhmen e vendit që e do aq shumë.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh! Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh!”, shkruan Abdixhiku. /21Media