Tajson Fjuri po rikthehet pas “pensionimit” të tij. Boksieri 37-vjeçar do të përballet në një meç titanësh ndaj bashkëkombasit të tij, Anthony Joshua.
Sipas revistës “The Ring”, Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua do të përballen në vitin 2026 dhe ndeshja është planifikuar si pjesë e sezonit të Riadit.
Fjuri, do të ndeshet për herë të parë që nga viti i kaluar ku ishte mposhtur nga ukrainasi, Oleksandr Usyk pikërisht në Riad ku së pari me vendim të ndarë, pastaj me vendim unanim me të gjithë gjyqtarët që e vlerësuan rezultatin 116-112./IndeksOnline/
The post Fjuri – Xhoshua, përballja e premtuar për vitin 2026 appeared first on Alsat.
