Gazetare: Amila Rashiti
Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmasa të mëdha dhe të rrezikshme të zjarrit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar 45 vatra zjarri. Ndër zonat ku vazhdon ndërhyrja janë: Dajti, Mallakastra, Priska e Madhe, Dibra, Devolli, Mirdita dhe Vau i Dejës.
Në disa zona të vendit tash më ka filluar evakuimi i banorëve, ndërkohë Ministria thekson se janë angazhuar forca operacionale dhe automjete zjarrëfikëse, gjithashtu në mbështetje të tyre janë bashkangjitur edhe Forcat e Armatosura me qindra efektivë, 5 helikopterë dhe 2 avion “ Air Tractor “.
Zjarrëfikësit vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve me priotet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, ndërtesave dhe zonave të banuara si dhe shuarjen sa më të shpejtë të vatrave aktive.
The post Flakët përhapen në Shqipëri, në terren edhe avionë e helikopterë appeared first on Alsat.
