Gazetar: Miki Trajkovski
Pas dorëzimit të padisë për kundërvajtje nga ana e policisë ndaj kreut të Strugës Mendi Qyra dhe Komunës si subjekt juridik për mos vendosjes së flamurit shtetëror në manifestimin e 28 nëntorit, Gjykata e Strugës lëndën ia besoi gjyqtares Jasna Partalovska. Megjithatë për shkak të lëndëve të grumbulluara, për këtë rast nuk pritet epilog i shpejtë gjyqësor.
“Rasti tashmë i është dhënë gjyqtares Jasna Partalovska. Meqenëse ka shumë raste shkeljesh, do të duhet kohë për të marrë një vendim. Procedura është në rrjedhë dhe gjykata ka pranuar kërkesën e policisë”, thonë nga Gjykata Themelore Strugë.
Gjyqtarja Partalovska për Alsat përmes telefonit tha se sapo të shqyrtojë rastin dhe provat e paraqitura, siç kërkohet nga Ligji për Kundërvajtje, dhe nëse plotësohen kushtet, do të caktojë seancë shtesë. Nga Komuna e Strugës nuk komentojnë procedurën ndaj tyre dhe Qyrës. Nëse gjykata përcakton fajësinë, ata përballen me gjoba sipas ligjit. Nga 20 mijë deri në 200 mijë denarë për subjektin juridik dhe nga 10 mijë deri në 30 mijë denarë për personin përgjegjës, në këtë rast kreun e Komunës Mendi Qyrën./ Alsat.mk
The post Flamuri shqiptar/ Caktohet gjyqtarja për padinë ndaj Qyrës appeared first on Alsat.
