Nga 29 dhe 30 marsi, Wizz Air vendos tre linja të reja ajrore për në Milano, Napoli dhe Budapest, përcjell TV21. Rrjeti i linjave ajrore të aeroportit të Shkupit zgjerohet me gjithsej 6 destinacione të reja, ndërsa në aeroportin e Ohrit – me katër destinacione të reja.

Orari veror i fluturimeve nga të dy aeroportet e vendit të menaxhuara nga TAV Maqedonia fillon këtë fundjavë – të dielën më 29 mars dhe me të do të ketë gjithsej 10 destinacione të reja – 6 linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: Napoli, Budapest, Palermo, Alghero, Trabzon dhe Samsun, si dhe 4 linja të reja nga Aeroporti “Shën Apostull Pali” Ohër – Milano, Vjenë, Vroclav, Katovicë.