Bileta më të shtrenjta ajrore, fluturime të parregullta dhe të pasigurta dhe aranzhime turistike çmimet e të cilave do të formohen në momentin e fundit. Pasiguri mbretëron në industrinë turistike para sezonit veror të këtij viti si globalisht ashtu edhe tek ne për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Nga industria turistike thonë se po e ndjekin me kujdes situatën.
“Anulime nuk ka, megjithatë njerëzit janë skeptikë në marrjen e vendimeve ku dhe kur do të udhëtojnë. Të gjithë po presin zgjidhjen e gjithë situatës. Ka ndikim psikologjik, domethënë e gjithë kjo situatë mbi qytetarët që ende nuk i kanë paguar aranzhimet e tyre verore turistike. Shpresojmë që për dhjetë ditë gjithçka të rregullohet dhe të kthehet në normalitet”, tha Arkan Kerim nga Oda Turistike e Hotelierëve.
“Kur është vendi ynë në pyetje, është e qartë se për shkak të problemit me linjat ajrore gjithnjë e më shumë do të duhet të fokusohemi në mysafirët rajonalë, dhe pritet ulje edhe e turistëve izraelitë prej 20 deri në 30 për qind për shkak të pamundësisë për fluturime charter dhe sigurisht për udhëtimin e tyre jashtë vendit. Viti 2026 në industrinë turistike do të jetë i pasigurt”, u shpreh Lupço Janevski – profesor.
Sipas Janevskit, kriza në Lindjen e Mesme në industrinë turistike sipas skenarëve konservativë për atë rajon të botës do të ketë ndikim negativ prej 60 deri në 80 miliardë dollarë. Por thotë se kur bëhet fjalë për flukset turistike ato nuk ndalen por riorientohen.
“Prej vetë krizës në Lindjen e Mesme ndikimin më pozitiv do ta kenë vendet mesdhetare, respektivisht Evropa, dhe sfidat rreth krizës së naftës do të ndikojnë me rritje të biletave ajrore prej 20 deri në 40 për qind, fluturime të parregullta dhe të pasigurta, sigurisht edhe pamundësinë e vetë operatorëve turistikë për të formuar çmime afatgjata, domethënë të gjithë do të jenë operative dhe do të ndryshohen, dhe në këtë mënyrë edhe vetë turistët deri në momentet e fundit nuk do ta dinë çmimin e vetë aranzhimit”, tha profesori Lupço Janevski.
Sipas Kerimit, derisap asiguria është e madhe, por ka shpresë se bota do të kthehet në normalitet. Ai shpreson se kjo do të jetë një mësim, të sigurohen kanale të tjera të furnizimit me kerosin dhe naftë për tregun evropian që të mos ketë probleme me fluturimet.
“Të gjithë operatorët turistikë evropianë po e ndjekin me kujdes situatën, paralajmërojnë se nëse nuk rregullohet situata për dy deri në tre javë nuk do të ketë karburant ajror, tani shpresojmë që do të rregullohet dhe se do të gjendet ndonjë mënyrë si të sigurohet kerosini dhe nafta për tregun evropian, sepse ne na është i rëndësishëm tregu evropian në lidhje me aranzhimet dhe ardhjet e paralajmëruara të turistëve në Maqedoni”, shtoi Arkan Kerim nga Oda Turistike e Hotelierëve.
Ndërkohë, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme alarmi është se në prag të sezonit veror, vendet evropiane përballen me mungesë serioze të kerosinës. Parashikohet që rezervat aktuale të shumicës së shteteve do të shterojnë mes javës së dytë dhe të tretë të majit. Shumica e vendeve nuk do të mund të përballojnë krizë më të gjatë se 30 ditë. Ndërkohë, Evropa importon 43% të nevojave të saj vjetore për karburant ajror pikërisht nga Gjiri Persik.
