Policia ka njoftuar se është arrestuar personi që ka goditur me veturë, në vizëbardha nënën dhe fëmijën në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, transmeton TV21.
“Sot (24.03.2025) nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar M.R. (26) nga Shkupi për shkak se rreth orës 13:50 në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, me veturë “Audi” me targa të Shkupit ka goditur dy këmbësorë”, transmeton TV21.
Si pasojë e goditjes, dy këmbësorët kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në spital me ekip të Ndihmës së shpejtë.
