Forumi për Ndryshime në Arsim ka paditur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mosrritjen e shujtës studentore. Blendi Hodia nga FNA në një deklaratë për media bëri të ditur se Ministria e Arsimit nuk e ka respektuar Ligjin për shujtën studentore. Siç deklaroi Hodia çdo student humb rreth 650 denarë në muaj. Mes tjerash, potencoi se shujta studentore nuk është lëmoshë e Qeverisë e aq më pak çështje e vullnetit të mirë të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

“Ministria nuk e ka respektuar ligjin për shujtën studentore, duke i dëmtuar financiarisht mbi 30 mijë studentë.

Sipas përllogaritjeve tona, çdo student humb rreth 650 denarë në muaj, apo pothuajse 6.000 denarë për nëntë muaj.

Shujta studentore nuk është lëmoshë e Qeverisë, e aq më pak çështje e vullnetit të mirë të Vesna Janevskës. Është e drejtë e garantuar me ligj.

Nuk e dimë se çfarë do të vendosë gjykata. Por e dimë se ligjet vlejnë edhe për ata që qeverisin.

Sepse askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim.