Mëngjesin e së shtunes, një foshnjë e gjinisë femërore 14 muajshe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Burime të “Slloboden Peçat” brenda klinikës, thonë se foshnjës disa herë i është refuzuar shtrimi në spital, edhe pse prindërit e kanë dërguar për trajtim.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se rasti është duke u hetuar.

“Sot, më 05.10.2024, SPB Shkup ka raportuar se rreth orës 04:50 në Klinikën e Fëmijëve në Qendrën Klinike Nënë Tereza, V.S. (29) nga fshati Goshincë dhe vëllai i tij B.S. (35) nga fshati Goshincë, ka dëmtuar inventarin në spital pasi vajza njëvjeçare e V.S. e cila sipas raportit është sjellë në spital nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore rreth orës 03:45. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes”, thonë nga MPB.