Policia e Kosovës ka publikuar një video me pamje nga aksioni i djeshëm në objektet e strukturave paralele të Serbië në veri të vendit.

Në këtë video, shihen se Policia gjeti foto të presidentit rus, Vladimir Putin, para, kompjuterë, të cilat gjindeshin në këto objekte, shkruan Reporteri.net.

“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë se dje në orët e pasdites Policia e Kosovës dje zhvilloi një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj tha se “Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Por zhvillimi i këtij aksioni zhgënjeu tej mase aleatët ndërkombëtarë, ku reaguan Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Gjermanisë, Britanisë të Madhe, e Francës si dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Reagim të ashpër bëri edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar. /Reporteri.net/.