Pas publikimit të fotografisë, Ali Ahmeti, Fatmir Limani dhe Arben Taravari në iftarin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë, vjen edhe reagimi i koalicionit VLEN. Në një përgjigje për TV21, nga VLEN thonë se presin nga Fatmir Limani t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryez me Ahmetin dhe Taravarin. Tutje nga VLEN theksojnë se Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm.

“Në interes të së vërtetës, ndërsa me qëllim që të ndërpriten interpretime të ndryshme rreth fotografisë së sotshme të darkës së iftarit të organizuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, presim që Fatmir Limani personalisht t’i shpjegojë opinionit publik pse ka qenë në të njëjtën tryezë me Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin. Pas gjithçkaje që ka thënë publikisht kundër tyre, Limani ka detyrë morale të sqarojë keqkuptimet që lindin natyrshëm”, thonë nga VLEN për TV21.