Në një mesazh të drejtpërdrejtë gjatë pritjes zyrtare për nder të Festës Kombëtare Franceze, Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, u bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend që të demonstrojnë të mundësojnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Ambasadori Guerot gjithashtu theksoi partneritetin me autoritetet e Kosovës, veçanërisht përmes projekteve ambicioze të Agjencisë Franceze për Zhvillim.

“Më lejoni që  me respektin më të madh, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike kosovare, pa përjashtim, t’i inkurajoj ato të demonstrojnë një frymë kompromisi dhe të arrijnë konstituimin e kuvendit dhe një qeverie të mbështetur nga ky kuvend”, tha ai.

Pritja me rastin e Festës Kombëtare Franceze më 14 korrik u hap me një mesazh video nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.