Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë te Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18 km/orë. Pas tij vjen Arbër Hoxha, me shpejtësi prej 32.98 km/orë, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/orë.

Kujtojmë se Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi.
The post FSHF: Nedim Bajrami më i shpejti në kualifikueset për Botërorin 2026 appeared first on Alsat.
