Gazetar: Petar Çaushevski

Pritet rritje e numrit të vizitorëve në klubet e natës, kafenetë dhe restorantet gjatë fundjavës së zgjatur festive. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se do të kryejnë kontrolle të shtuara në të gjithë territorin e vendit.

“Do të ndërmerren masa dhe aktivitete përkatëse për kontroll në objektet gastronomike dhe klubet e natës, me qëllim parandalimin e dukurive devijuese si dhe ndalimin e shërbimit të alkoolit për të mitur. Do të realizohen kontrolle të shtuara për zbulimin e substancave narkotike, si dhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e vendit”, deklaroi Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.

Kontrolle të shtuara në terren paralajmërohen edhe nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

“Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë vazhdimisht në terren, kjo është paraparë edhe gjatë festave dhe ata kryejnë kontrolle në përputhje me kompetencat e tyre”, thanë nga : Ministria e Ekonomisë.

  • Inspektorët janë vazhdimisht në terren
  • Gjatë festave do të kryhen kontrolle

Fundjavat e zgjatura tradicionalisht rrisin numrin e vizitorëve në objektet gastronomike. Institucionet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo mosrespektim të ligjeve./Alsat.mk.

The post Fundjava e zgjatur festive pritet të rrisë numrin e vizitorëve në gastronomi appeared first on Alsat.