Kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qytetarit, komunës dhe sektorit privat për mirëqenien e qytetarëve. Ai gjatë takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nënvizoi se përfaqësuesit e Odës mund ta ndihmojnë Gostivarin që ka borxh rreth 35 milion euro, edhe me kapital të freskët, por edhe me dije dhe njohuri për një komunë të suksesshme.
“ Këta njerëz këtu që janë brenda Odës Ekonomike, mund të na ndihmojnë neve edhe me transferin e dijeve dhe njohurive dhe proceseve por edhe me kapital të freskët. Për një komunë të Gostivarit që i ka diku 35 milion euro borxh na duhet ndihma edhe e kapitalit të freskët nëpërmjet partneritetit publiko-privat, por edhe dijeve që i kanë këto njerëz që i kanë bërë nëpërmjet bizneset e tyre, me qëllim që të dalim në fund të suksesshëm. Nuk do ta zgjas më tepër, mirëpo ne e kemi lënë pas zgjedhjeve të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi dhe memorandumi do të përcaktojë fushat dhe sektorët e bashkëpunimit tonë të ardhshëm”, deklaroi Visar Ademi, kandidat i pavarur për komunën e Gostivarit. /Alsat.mk
The post Fushata zgjedhore/ Ademi në takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore appeared first on Alsat.